Politike

Ambasada amerikane, një ditë para zgjedhjeve: Do monitorojmë procesin, jemi në qendrat e votimit dhe të numërimit

Në një status në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se misioni i tyre do të jetë në qendrat e votimit dhe në ato të numërimit ku do të monitorojnë të gjithë procesin.
Featured image of article: Ambasada amerikane, një ditë para zgjedhjeve: Do monitorojmë procesin, jemi në qendrat e votimit dhe të numërimit Ambasada amerikane

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se është gati për të monitoruar të gjithë procesin e zgjedhjeve në vend.

Në një status në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se misioni i tyre do të jetë në qendrat e votimit dhe në ato të numërimit ku do të monitorojnë të gjithë procesin.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer,”- shkruhet në status. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është dita e heshtjes zgjedhore, ndërkohë që deri më tani është shënuar vetëm një incident. KZAZ-ja në Laç u thye gjatë orëve të natës, por materialet zgjedhore nuk u prekën kështu që puna vijon normalisht. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment