Aktualitet

 Alarmohet Fieri, disa nxënës të shkollave publike dhe private rezultojnë pozitiv me Covid-19, dyshohet se janë infektuar nga prindërit dhe të afërmit 

Mësohet se tashmë nxënsit janë futur në izolim teksa dyshohet se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse nga të afërmit dhe prindërit.
Featured image of article:  Alarmohet Fieri, disa nxënës të shkollave publike dhe private rezultojnë pozitiv me Covid-19, dyshohet se janë infektuar nga prindërit dhe të afërmit  Shkolla "Naim Frasheri'

FIER– Disa nxënës në dy shkolla publike dhe në një shkoll private kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Burime bëjnë me dije se se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. Po ashtu nxënës të infektuar ka edhe në një shkollë private.

Mësohet se tashmë nxënsit janë futur në izolim teksa dyshohet se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse nga të afërmit dhe prindërit. Po ashtu mësohet se këta nxënës nuk kanë shkuar asnjë ditë në shkollë duke qenë se disa ditë para kishin marrë lajmin se ishin të prekur nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo situatë vjen tre ditë pasi janë ka nisur viti shkollor në një periudhë pandemie.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment