Aktualitet

Mashtrimi 3.5 mln $/ Mediat turke lëshojnë “bombën”: Prokuroria kërkon 10 vite burg për biznesmenin Sinan Idrizi!

Prokuroria turke ka kërkuar 10 vite burg për Sinan Idrizin. Ky i fundit u akuzua nga biznesmeni turk, Adnan Polat, për mashtrim në vlerën e 3.5 milion dollarë, për blerjen e një kompanie nafte.
Featured image of article: Mashtrimi 3.5 mln $/ Mediat turke lëshojnë “bombën”: Prokuroria kërkon 10 vite burg për biznesmenin Sinan Idrizi! Sinan Idrizi dhe biznesmeni turk, Adnan Polat

TURQI- Prokuroria e Stambollit ka dhënë pretencën për bashkëpronarin e “Air Albania”, Sinan Idrizin. Mediat turke raportojnë se organi i akuzës ka kërkuar 10 vite burg për Idrizin. Ky i fundi dyshohet se ka kryer veprën penale të mashtrimit me 3.5 milion dollarë.

Biznesmeni turk Adnan Polat dhe njëkohësisht ish-president i Galatasaray, paditi Sinan Idrizin, duke e akuzuar për mashtrim në vlerën 3.5 milion dollarë. Këtë shumë Polat pretendon se ia ka dhënë Idrizit në formën e një garancie, për blerjen e kompanisë së hidrokarbureve “GFI Albania”, e cila bën edhe markimin e naftës. Pas dështimit të marrëveshjes, turku i kërkoi mbrapsh garancinë Idrizit, por nuk arriti kurrë t’i merrte paratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në intervistat për mediat turke, biznesmeni është shprehur, se pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Idrizi ndërkohë nga ana tjetër është shprehur se lajmi është sponsorizuar nga mediat turke dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë se kush ka të drejtë. Administratori i Flamurtarit theksoi se shitblerja nuk u realizua, për shkak të mungesës së financimit.

(g.sh;f.g/dosja.al)

Shto Koment