Politike

Akuzat e PD-së për kryebashkiakun Mark Babani, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria nis hetimet për Mark Babain pas akuzave nga PD-ja. Partia Demokratike denoncoi Mark Babanin si të dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut.
Featured image of article: Akuzat e PD-së për kryebashkiakun Mark Babani, Prokuroria nis hetimet Mark Babani, kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës.

Tiranë– Për Mark Babanin, kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur kryerjen e verifikimeve pas akuzave të PD-së.  Verifikimi nga Sektori i Dekriminalizimit ka nisur pas kërkesës së Partisë Demokratike për verifikimin e figurës së kryebashkiakut të PS.

Disa ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që sipas tij, rezulton me të kaluar kriminale.

Partia Demokratike denoncoi Mark Babanin, si të dënuar në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. Gazmend Bardhi, i dërgoi një shkresë prokurorisë ku kërkoi që të verifikohej figura e Babanit, pasi sipas PD, ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimet e marra gjatë viteve ’94-2003. Në lidhje me këto akuza Babani deklaroi se asnjë gjë nuk është e vërtetë dhe se gjithçka janë shpifje nga PD-ja.

J.V/Dosja.al

Shto Koment