PolitikeRajoni

Akuzat e kryeministrit Edi Rama, Albin Kurti pezullon tarifën 22 euro për dezinfektimin e mauneve shqiptare që hyjnë në Kosovë

Qeveria Kurti tërhiqet nga tarifa 22 euro për maune shqiptare që hyjnë në Kosovë. Vendimi vjen pas reagimit të kryeministrit Rama, i cili e quajti këtë situatën e krijuar me tarifën në kufi "një bllokim të çuditshëm". 
Featured image of article: Akuzat e kryeministrit Edi Rama, Albin Kurti pezullon tarifën 22 euro për dezinfektimin e mauneve shqiptare që hyjnë në Kosovë Albin Kurti

PRISHTINË– Disa orë pas vendosjes së tarifës për dezinfektimin e mauneve që hyjnë në Kosovë, e polemikave dhe debatit për to, kryeministri Albin Kurti ka vendosur pezullimin e vendimit. Lajmi është njoftuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës, që bën me dije se importuesit, ngadoqoftë që vijnë, nuk kanë pse të dezinfektojnë maunet kundrejt pagesës 22 euroshe.

REAGIMI I PLOTË I MINISTRISË SË BRENDSHME TË KOSOVËS: 

Si erdhi ky vendim?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ishte kryeministri Edi Rama, që mesditën e të hënës, reagoi duke pyetur sepse vendet e tjera i kanë të mbyllura kufijtë, ndërkohë që Shqipëria i hapi. Incidentin në doganën e Kosovës, Rama e quajti “të çuditshëm”, ndërkohë që në rrjet vërshuan denoncimet për qeverinë Kurti. Vendimi i pezulluar u mor mëngjesin e të hënës. Qeveria Kurti vendosi dy kushte për të hyrë në Kosovë. I pari ishte tamponi që duhet të rezultojë negativ dhe e dyta, 7 ditë karantinë e detyrueshme. Ndërkohë që kamionëve iu vendos kalimi me një tarifë prej 22 eurosh.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment