Rajoni

Aksidentohet djali i Presidentit Hashim Thaçi, Endriti përfundon në spital

Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Featured image of article: Aksidentohet djali i Presidentit Hashim Thaçi, Endriti përfundon në spital Endrit dhe Hashim Thaçi

KOSOVË– Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Mediat kosovare shkruajnë se Endrit Thaçi ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, në momentin që është aksidentuar në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:25 të mëngjesit, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Endrit Thaçi është dërguar në spital dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është kthyer në banesën e tij. Një tjetër person i përfshirë në aksident ka mbetur i plagosur dhe ndodhet ende në spital. Identiteti i tij nuk dihet.

Shkaku i këtij aksidenti nuk dihet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë

Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment