Aktualitet

“Doli përpara me levë të më vriste”/ Konflikti i rëndë në Shkodër, 61-vjeçari vë nën gomat e makinës fqinjen, si nisi sherri mes tyre

  • E vuri poshtë gomave të makinës/ Policia sqaron ngjarjen e rëndë në Shkodër: 61-vjeçari e përplasi qëllimisht
  • Një 54-vjeçare në Shkodër është dhunuar brutalisht mëngjesin e sotëm nga 61-vjeçari Hilë Simoni i cili më pas e ka vendosur poshtë gomave të makinës. Ngjarje kjo që ka ardhur pas një konflikti që 61-vjeçari kishte me bashkëshortin e 54-vjeçares, Katrina Hila.
    Featured image of article: “Doli përpara me levë të më vriste”/ Konflikti i rëndë në Shkodër, 61-vjeçari vë nën gomat e makinës fqinjen, si nisi sherri mes tyre Foto ilustruese

    SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në  Shkodër, në njësinë administrative Guri i Zi, ku një  61-vjeçar i indetifikuar si Hilë Simoni është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka futur nën gomat e makinës fqinjen e tij, shtetasen Katrina Hila 54 vjeçe.

    Për pasojë 54-vjeçarja është lënduar rëndë, ajo ka marrë fraktura në këmbë kryesisht, por edhe pjesë të tjera të trupit dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit të traumës për mjekim të specializuar ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Në bazë të njoftimit të policisë është mësuar se 54-vjeçarja është gjetur poshtë gomave të makinës të Hilë Simonit rreth orës 7:30 të mëngjesit të sotëm.

    Dyshohet se 61-vjeçari, Hilë Simoni para se ta godiste dha fuste nën gomat e makinës fqinjen, e ka rrahur 54-vjeçaren Katrina Hila. Menjëherë pas kësaj ngjarje në ka mbërritur policia duke bërë të mundur fillimisht nxjerrjen e 54-vjeçares nga poshtë makinës të e më pas kanë arrestuar 61-vjeçarin, Hilë Simoni.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur  54-vjeçarja po shkonte në kishën e fshatit në mëngjes kur papritur komshiu i saj dyshohet se i ka dalë para e ka rrahur dhe më pas e ka vënë nën gomat e makinës. Sipas burimeve nga vendngjarja Katrina Hila dhe Hilë Simoni i kanë banesat shumë afër në lagjen Kërtollaj të njësisë Guri Zi. Mësohet se palët kanë një konflikt të hershëm mes tyre, pasi bashkëshorti i Katrina Hilës dhe Hilë Simoni janë ngatërruar edhe më përpara, konflikt i cili ka vijuar deri më tani.

    Pas ngjarjes së rëndë vet 54-vjeçarja ka rrëfyer për policinë se fillimisht Hilë Simoni e ka goditur dhe më pas e ka zënë me makinë, ndërsa 61-vjeçari ka bërë një deklarim të kundërt duke thënë se ka qenë 54-vjeçarja Katrina Hila që i ka dalë para me një levë hekuri për ta vrarë dhe në atë moment nga frika e kam zënë me makinë. Tashmë policia vijon hetimin për zbardhjen e plotë të këtij konflikti mes komshinjve që përpak u kthye në një tragjedi të rëndë.

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment