
FIER– Një aksident i rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në Fier, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Topojë, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Semanit’.
Mësohet në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë nisur me urgjencë drejt spitalit. Ndërkohë në një video të siguruar nga Ballkan Web shihet dhe vendi ku ka ndodhur aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje por megjithatë ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtarë
(A.k.dosja.al)