Aktualitet

Humb kontrollin e ‘Benz-it’, 19-vjeçari merr para gruan shtatzënë dhe i këput këmbët, Policia: E reja është rëndë në spital! Shoferi, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë, Erzen Breçani 

FOTO
Një 23-vjeçare shtatzënë ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi pasditen e sotme u aksidentua nga Jehon Breçani. 19-vjeçari, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga.
Featured image of article: Humb kontrollin e ‘Benz-it’, 19-vjeçari merr para gruan shtatzënë dhe i këput këmbët, Policia: E reja është rëndë në spital! Shoferi, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë, Erzen Breçani  Pamje nga aksidenti, në foto: Erzen dhe Jehon Breçani

TIRANË– Një 23-vjeçare shtatzënë, Xhesina Gega ka mbetur pa këmbë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi pasditen e sotme u aksidentua nga Jehon Breçani. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 19:30 të pasdites, në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë. 19-vjeçari, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, humbi kontrollin e mjetit të tij dhe doli nga rruga.

Fillimisht mjeti i tij tip ‘Benz’ është përplasur një pemë e më pas ka aksidentuar një këmbësore 23-vjeçare shtatëzënë, e cila në momentin e aksidentit ishte duke pritur autobusin, pranë stacionit të urbanit. Pas përplasjes, vajza është shtrirë në tokë dhe fillimisht kanë qenë disa kalimtarë të rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë. Ajo tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe pa këmbët e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se i riu ka qenë me shpejtësi të lartë dhe ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë. 

(k.m/kle.mu./dosja.al)

  • 21:54

    “Story” e fundit para xhiros fatale! Çfarë kishte postuar Jehon Breçani para se të aksidentonte 30-vjeçaren

    19-vjeçari Jehon Breçani është shoferi i mjetit që u përfshi në një aksident, pasditen e sotme në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Kinostudios në Tiranë. 5 orë më parë, para goditjes fatale, ai kishte postuar në rrjetin e tij social në Instagram. Pikërisht një foto nga timoni i mjetit që drejtonte.

    Postimi
  • 21:32

    I këputi këmbën me makinë të resë shtatzënë, 19-vjeçari që e përplasi është djali i Erzen Breçanit

    19-vjeçari që përplasi kalimtaren 30-vjeçare në Tiranë pak orë më parë është Jehon Breçani. I riu është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Mësohet se e reja është në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi përplasja me makinën i ka këputur këmbët.

     

  • 20:24

    Mjeti luksoz i përplasur me pemën! PAMJE të reja nga aksidenti në Tiranë, rruga e mbuluar me gjakun e të lënduarës

    Dosja.al ka siguruar pamje të tjera nga vendi ku ndodhi aksidenti, i cili ka lënë të lënduar një 30-vjeçare shtatzanë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, makina e përplasur me pemën, është tip “Benz”.

    Deri më tani dihet se gjendja e të lënduarës është e rëndë dhe se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komiariatin e Policisë.

  • 19:52

    E frikshme! Pamjet nga vendi i ngjarjes, i riu fut makinën në trotuar, zë poshtë kalimataren, MOMENTI kur e ndihmojnë

    Dosja.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak çaste më parë në Tiranë ku një një makinë ka dalë nga rruga dhe fillimisht është përplasur me një pemë e më pas ka aksidentuar një 30-vjeçare. Në fotot e mëposhtëme duke se 30-vjeçarja është e shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, teksa e ndihmojnë disa kalimtarë të rastit.  Duket se makina e tipit ‘Benz’ është  dëmtuar në pjesën e përparme.

  • 19:38

    Policia del me njoftim zyrtar : Shoferi 19-vjeçar përplasi një 30-vjeçare

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Tiranë/Informacion paraprak; Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një Koment në “Humb kontrollin e ‘Benz-it’, 19-vjeçari merr para gruan shtatzënë dhe i këput këmbët, Policia: E reja është rëndë në spital! Shoferi, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë, Erzen Breçani 

  1. aman more se mos na ze pema kryetarin tone te dashur Lali lei fenin .. se ai dhe bredh me biciklete gjithe diten ne kerkim te komisionerve te BE..

Shto Koment