Aktualitet

Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin që po udhëtonte me motor

FOTO
Mësohet se 20-vjeçari po udhëtonte me motor në aksin Mamurras- Laç, në momentin që është përplasur nga një automjet.
Featured image of article: Aksident në Mamurras, makina përplas për vdekje 23-vjeçarin që po udhëtonte me motor Pamje nga aksidenti

MAMURRAS– Një 23-vjeçar i identifikuar si R. Peskura ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se 23-vjeçari po udhëtonte me motor në aksin Mamurras- Laç, në momentin që është përplasur nga një automjet.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, por nuk bënte dot asgjë më për Peskurën, pasi i riu kishte ndërruar jetë në vend. plagët e shumta që kishte marrë nga goditja e fortë, kanë bërë që ai të mos mbijetonte. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, me inicialet E.Q., është shoqëruar për në komisariat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i policisë
Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment