Aktualitet

Aksident në Lushnje, makina përplas 65-vjeçarin, në gjendje të rëndë (EMRI)

Aksident në Lushnje. Plagoset rëndë 65-vjeçari Themi Ndoni, po merr mjekim në spital.
Featured image of article: Aksident në Lushnje, makina përplas 65-vjeçarin, në gjendje të rëndë (EMRI)

Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një makinë tip “Opel”me targa ka aksidentuar rëndë një 65-vjeçar.

Ky i fundit, i identifikuar si Themi Ndoni  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Lushnjes pasi ka marrë dëmtime në kokë. Ai u përplas nga mjeti teksa ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet ku nga hetimet e para mendohet se ka qenë mos respektimi i rregullores në rotondo nga ana e drejtuesit të motoçikletës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment