Aktualitet

Përgjaket e diela! Makina përplas këmbësorin në Lezhë-Milot, humb jetën 60-vjeçari (EMRI)

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ishull-Lezhë, dhe viktima është 60-vjeçari Gjon Kola.
Featured image of article: Përgjaket e diela! Makina përplas këmbësorin në Lezhë-Milot, humb jetën 60-vjeçari (EMRI) Pamje nga aksidenti

LEZHË– Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, ku një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili për fat të keq ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ishull-Lezhë, dhe viktima është 60-vjeçari Gjon Kola. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kola është pronari i një hoteli pranë vendit ku ndodhi aksidenti.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po ecte drejtuesi i mjetit, i cili pas aksidentit është arrestuar nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, vijon hetimi për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment