Aktualitet

Aksident horror në tunelin Tiranë-Elbasan, shoferi i automjetit digjet brenda pasi përplaset me kamionin (Video)

Dosja.al mëson se shoferi i automjetit tip “Seat” me targa të huaja është përplasur me një kamion, teksa tentoi ta parakalonte.
Featured image of article: Aksident horror në tunelin Tiranë-Elbasan, shoferi i automjetit digjet brenda pasi përplaset me kamionin (Video)
Përditësuar:

TIRANËNjë person ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme në një aksident automobilistik.

Dosja.al mëson se shoferi i automjetit tip “Seat” me targa të huaja është përplasur me një kamion, teksa tentoi ta parakalonte.

Por në këtë moment automjeti benzinë-gaz ka shperthyer në flakë dhe shoferi është djegur branda.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që bëhet me dije se makina është gjetur më dyer të hapur dhe e shtypur poshtë kamionit, siç shihet edhe në videon e publikuar nga “JOQ“.

Makina ishte futur poshtë kamionit, drejtuesi i saj u gjet i djegur/ Pamje nga aksidenti horror në autostradën Tiranë-Elbasan on Vidnews.

Trupi është dërguar në morg ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment