Aktualitet

Aksident në aksin Vlorë-Fier, dy makina përplasen kokë më kokë, ka viktima

55 vjeçari i ndjerë po udhëtonte me një automjet të llojit “Hundai”, por për arsye të paqarta ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “ Shamogjin”.
Featured image of article: Aksident në aksin Vlorë-Fier, dy makina përplasen kokë më kokë, ka viktima Aksident

VLORË– Një 55-vjeçar me inicialet F.H., ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin e vjetër rrugor Panaja-Vlorë.

55 vjeçari i ndjerë po udhëtonte me një automjet të llojit “Hundai”, por për arsye të paqarta ka humbur ekuilibrin dhe ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “ Shamogjin”.

Për pasojë, 55 vjeçari ka marrë plagë të mëdha që i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment