Aktualitet

Aksident fatal në aksin Milot-Morinë, humb jetën 35-vjeçari, plagosen rëndë 3 persona të tjerë

VIDEO
Fatkeqësisht nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të dytë, shtetasi F.O dhe kanë marrë dëmtime të rënda shtetasit e tjerë të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Featured image of article: Aksident fatal në aksin Milot-Morinë, humb jetën 35-vjeçari, plagosen rëndë 3 persona të tjerë Foto Ilustruese

LEZHË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Milot-Morinë, në vendin e njohur si ‘Ura me harqe’ ku një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen’.

Në mjetin tip Benz ndodheshin 2 persona, drejtuesi Z.L dhe pasagjer Gj.T ndërsa në mjetin tjetër drejtues ishte F.O35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Fatkeqësisht nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të dytë, shtetasi F.O dhe kanë marrë dëmtime të rënda shtetasit e tjerë të cilët janë transportuar menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit fatal.

(D.A/DOSJA.AL)

Shto Koment