Aktualitet

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, përplasen makinat, 2 persona të lënduar

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Featured image of article: Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, përplasen makinat, 2 persona të lënduar Pamje nga aksidenti

KAVAJË- Një aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Në aksident janë përplasur dy makina tip “Volksëagen” dhe “Fiat”.

Përplasja e makinave ka ndodhur në vendin e njohur si rreth rrotullimi i “Bishtit të Zhurit”. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së bashku me grupin e hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.    

(I.A/dosja.al)

Shto Koment