Aktualitet

Makina del nga rruga në Zallbastar, vdes pasagjeri 24-vjeçar. Plagoset dhe drejtuesi i mjetit

Sipas informacioneve mësohet se në rrugën e Zallbastarit, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. 
Featured image of article: Makina del nga rruga në Zallbastar, vdes pasagjeri 24-vjeçar. Plagoset dhe drejtuesi i mjetit Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident i rëndë është shënuar sot pasdite në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se në rrugën e Zallbastarit, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar. 

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se viktimë ka mbetur 24-vjeçari me iniciale G.M., i cili ka qenë pasagjer në mjet. Po ashtu mësohet se nga aksidenti ka mebtur i plagosur dhe drejtuesi i mjetit K.M. 26-vjeç. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment