Aktualitet

Përmbyset automjeti në Shkodër, vdes pasagjeri, dy të tjerë plagosen (Emri)

Viktima është Ndue Gjokaj, ndërsa dy të tjerët janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Featured image of article: Përmbyset automjeti në Shkodër, vdes pasagjeri, dy të tjerë plagosen (Emri) Foto Ilustruese

SHKODËR– Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një akisdenti automobilistik.

Ngjarja rreth orës 01:00 mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë.

Mësohet se pasagjeri që ka mbetur i vdekur është Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se automjeti ku po udhëtonin tre personat ka humbur drejtimin dhe ka rënë në kanal duke shkaktuar këtë aksident.

Ndërkohë dy të plagosurit, shoferi i automjetit të aksidentuar dhe pasagjeri tjetër ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment