Aktualitet

Po kalonte rrugën, 54-vjeçarja përplaset për vdekje te “Mbikalimi i Patokut”

Viktima me inicialet A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë është përplasur nga një automjet tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, teksa po kalonte rrugën.
Përditësuar:

LEZHË– Një person ka humbur jetën si pasoj ë një aksidenti automobilistik. Dosj.al mëson se ngjarja ka ndodhur në superstradën Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, rreth orës 07:15.

Viktima me inicialet A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë është përplasur nga një automjet tip Volkswagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, teksa po kalonte rrugën.

54-vjeçarja ëhstë dërguar menjëherë në spital pas ngjarjes por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Lezhë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:15, në superstraden Lezhë – Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin H.A. banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M. vjeçe 54, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasja A.M., në momentin e aksidentit, ka qenë duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, përmes superstrades.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shto Koment