Aktualitet

Aksident i rëndë në Levan, furgoni bie në kanal, burrë e grua nxirren nga uji

VIDEO
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e dy pasagjerëve nga kanali. Burrë e grua janë nxjerrë nga uji dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Levan, furgoni bie në kanal, burrë e grua nxirren nga uji Foto nga ngjarja

FIER– Një furgon, brenda të cilit udhëtonin burrë e grua ka rënë në kanal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Fier-Levan. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca, që kanë ndihmuar në nxjerrjen e dy pasagjerëve nga kanali. Burrë e grua janë nxjerrë nga uji dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raportohet se gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë. Ndërkohë grupi hetimor, po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment