Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 8 viktima dhe 510 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit me Covid-19 

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 8 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 8 viktima dhe 510 raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit me Covid-19  Të dhënat për Covid-19

TIRANË- 8  të vdekur dhe 510 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 8 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetar nga Tropoja, të moshave 57-78 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1125. Ndërsa, nga 2198 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 510 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 224 raste në Tiranë, 40 në Fier, 35 në Durrës, 22 në Shkodër, 21 në Vlorë, 16 në Mirditë, nga 12 raste në Elbasan, Lezhë, nga 10 raste në Kamëz, Peqin, nga 9 raste në Kavajë, Berat, Kuçovë, 8 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 6 raste në Librazhd, Sarandë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Pogradec, Dibër, nga 3 raste në Kukës, Tropojë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Përmet, Shijak, nga 1 rast në Korçë, Has, Mallakastër, Delvinë, Prrenjas, Klos, Patos, Cerrik.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (24 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 510

Të shëruar në 24 orë 477

Të shtruar në spitale 346

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 2198

Testime totale 247,451

Raste pozitive 54,827

Raste të shëruara 30,276

Raste Aktive 23,426

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete 1125

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13089

Fier 1597

Shkodër 1313

Durrës 1288

Vlorë 1062

Korçë 964

Elbasan 925

Berat 886

Lezhë 878

Gjirokastër 506

Kukës 488

Dibër 430

(A.k.dosja.al)

Shto Koment