Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 6 viktima dhe 697 raste të reja me Covid-19 regjistrohen në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 6 viktima dhe 697 raste të reja me Covid-19 regjistrohen në 24 orët e fundit Të dhënat për Covid-19

TIRANË- 6 të vdekur dhe 697 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1223. Ndërsa, nga 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

COVID-19 – Statistika (07 Janar 2021)

Raste të reja ditore         697

Të shëruar në 24 orë      433

Të shtruar në spitale      260

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore               3,668

Testime totale            280,381

Raste pozitive              61,705

Raste të shëruara         36,535

Raste Aktive                23,947

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete                 1223

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13857

Fier              1743

Shkodër       1309

Durrës  1238

Vlorë     960

Lezhë    958

Korçë           881

Elbasan        851

Berat     776

Dibër     515

Gjirokastër 457

Kukës    402

(a.k.dosja.al)

Shto Koment