Aktualitet

Bie ndjeshëm bilanci në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: Në 24 orët e fundit regjistrohen 6 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19 

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të  . Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.
Featured image of article: Bie ndjeshëm bilanci në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: Në 24 orët e fundit regjistrohen 6 viktima dhe 185 raste të reja me Covid-19  Të dhënat për Covid-19

TIRANË– 6 të vdekur dhe 185 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 6 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç,  kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në  1199. Ndërsa, nga 1,281 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 185 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 346 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të  . Në 24 orët e fundit janë shëruar 477 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,276 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)

Raste të reja ditore         185

Të shëruar në 24 orë      348

Të shtruar në spitale      274

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              1,281

Testime totale            269,383

Raste pozitive             59,623

Raste të shëruara       34,996

Raste Aktive                23,428

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Humbje jete                1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13577

Fier              1668

Shkodër       1315

Durrës  1187

Vlorë     942

Korçë           946

Lezhë    901

Elbasan        874

Berat     770

Gjirokastër 490

Kukës    396

Dibër     362

(A.k.dosja.a)

Shto Koment