Aktualitet

Situatë e rënduar në Shqipëri! 7 të tjerë humbën jetën brenda 24 orëve nga Covid-19, dy nga Tepelena, raportohen dhe 146 raste të reja

VIDEO
  • Vatër e re në Fushë Krujë, 11 persona u infektuan në një dasmë
  • Vdes një tjetër i infektuar me Covid-19 në Tiranë
  • Një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70-vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas informacionit zyrtr. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një 59-vjeçar, që kishte katër ditë i shtruar në spitalin e Infektivit, ka ndërruar jetë.
    Featured image of article: Situatë e rënduar në Shqipëri! 7 të tjerë humbën jetën brenda 24 orëve nga Covid-19, dy nga Tepelena, raportohen dhe 146 raste të reja Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë

    SHQIPËRI– 220 viktima, 3203 të infektuar aktivë me Covid-19 dhe 3695 të shëruar. Ky është bilanci i koronavirus në Shqipëri. Mirela Cami nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19.

    Një 62-vjeçar nga Tepelena, një 63-vjeçar nga Lezha, një 70-vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73-vjeçare, një 81-vjeçar dhe një 82-vjeçar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas informacionit zyrtr. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një 59-vjeçar nga Tepelena, që kishte katër ditë i shtruar në spitalin e Infektivit, ka ndërruar jetë.

    Kjo ka bërë që numri i viktimave të shkojë në 220 në total.

    Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ndërsa 146 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në Shqipëri, në 3203. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

    Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

    COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

    Testime totale 49151

    Raste pozitive 7117

    Raste të shëruara 3695

    Raste Aktive 3203

    Humbje jete 219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 1747

    Durrës 398

    Shkodër 278

    Fier 145

    Lezhë 122

    Vlorë 115

    Korçë 111

    Kukës 94

    Elbasan 84

    Berat 48

    Gjirokastër 31

    Dibër 30

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment