Aktualitet

51 raste të reja në Vlorë, mes tyre mësues, infermierë dhe punonjës në Gjykatën e Apelit 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë tre mësues në shkolla të ndryshme. Po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare.
Featured image of article: 51 raste të reja në Vlorë, mes tyre mësues, infermierë dhe punonjës në Gjykatën e Apelit  Foto ilustruese

VLORË- Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 51 raste të me COVID-19 në Vlorë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë tre mësues në shkolla të ndryshme. Po ashtu kanë rezultuar pozitiv me koronavirus një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare.

Mësohet se nga sëmundja vdekjeprurëse është prekur edhe një punonjës i prefekturës. Nga rastet e raportuara bëhet me dije se janë infektuar dy edukatore në një kopsht dhe një sekretar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të konfirmuar me COVID-19 janë edhe dy infermiere në qendër shëndetësore dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor. Mes të infektuarve janë gjithashtu dy punonjës në Policinë e Vlorës.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Vlorë kanë humbur jetën 15 persona dhe janë infektuar 834 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment