E Merkure, 2 Dhjetor, 2020
Full Ads
Aktualitet

Sërish shifra të larta! 490 të infektuar dhe 7 viktima në Shqipëri, 378 të shtruar në spitale, ish-kryeprokurori Llalla dhe imzot Fredo dërgohen jashtë shtetit

7 viktima dhe 490 të infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shëruar 93 pacientë, ndërsa në spital janë shtruar 378 të tjerë.
Featured image of article: Sërish shifra të larta! 490 të infektuar dhe 7 viktima në Shqipëri, 378 të shtruar në spitale, ish-kryeprokurori Llalla dhe imzot Fredo dërgohen jashtë shtetit Të dhënat për Covid -19

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur nga pandemia e koronavirusit.  Bëhet fjalë për: një-47 vjeçare nga Vlora, një 63, 70, 72-vjeçare nga Tirana, një 70 dhe 71-vjeçar nga Durrësi, 83-vjeçare nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 490 kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë që janë shëruar 93 qytetarë, 378 të tjerë po trajtohen në spitalet COVID, ku 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Ndërkohë që po sot për shkak të infektimit nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë një mësuese nga Fieri, e cila prej ditësh ishte prekur nga virusi. Ndërsa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shtruar në një prej spitaleve COVID, është trasferuar në Turqi, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Itali është dërguar imzot George Fredo, i cili po merr mjekim më të specializuar në spitalin “Acquaviva delle Fonti” në Bari, pasi edhe gjendja e tij u shfaq e rënduar në Shqipëri. Deri më tani mësohet se Fredo është stabilizuar dhe po reagon mirë ndaj mjekimeve.  

(f.m/dosja.al)

  • 16:00

    Sërish shifra të larta, 490 raste të reja me COVID-19, 7 humbje jete në 24 orët e fundit

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

    Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

    COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)
    Raste të reja ditore 490
    Të shëruar ne 24 orë 93
    Të shtruar në spitale 381
    Humbje jete në 24 orë 7
    Testime ditore 2,508

    Testime totale 150,740
    Raste pozitive 26,701
    Raste të shëruara 12,667
    Raste Aktive 13,429
    Humbje jete 605

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 6640
    Durrës 1115
    Fier 1004
    Korçë 813
    Shkodër 787
    Elbasan 688
    Vlorë 579
    Lezhë 569
    Berat 412
    Gjirokastër 365
    Kukës 322
    Dibër 135

  • 15:10

    I infektuar me Covid-19 , gjendja e Imzot George Frendo paraqitet e qëndrueshme pasi iu nënshtrua një terapie

    Gjendja e Arqipeshkovit të Tiranë-Durrës-it, Imzot George Frendo paraqitet e qëndueshmen pas infektimit më Covid-19. Ai u dërgua në Itali për kurim për shkak se gjendja e tij u përkeqësua ditën e sotme. Mjekët që po kujdesen për të thonë se pas një terapie që kreu gjendja e tij është e moderuar dhe e qëndrueshme. Imzot Frendo është dërguar në spitalin e Barit, “Acquaviva delle Fonti” për kurim me të specializuar.

  • 12:36

    Ministrja Kushi shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mësueses: Ishte prind model, la pas dhimbje të thellë

    Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të një tjetër mësuese me Covid. Në mesazhin e saj të ngushëllimit ministrja shkruan se është e trishtë për të që të japë lajmin e ndarjes nga jeta të mësueses Violeta Liçaj nga Fieri. Kushi shkruan se në të gjithë këtë situatë duhet të jemi të fortë, të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

    “Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj. Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë. Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!”, shkruan ministrja.

  • 12:29

    COVID në shkolla/ Luciano Boci publikon DENONCIMIN e mësueses nga Elbasani: S’e kanë dezinfektuar kurrë, rrezikojmë të gjithë

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka publikuar denoncimin e një mësuese në një prej shkollave të Elbasanit, lidhur me protokollin që po zbatohet për të shmangur infektimin nga pandemia e koronavirusit. Në denoncimin e saj, mësuesja shkruante se shkolla nuk ishte infektuar asnjëherë dhe se një prej pjesëtarëve të stafit ishte infektuar, duke rrezikuar gjithë të tjerët.

    Mirëmëngjes profesor, në shkollën tonë drejtoresha dhe një mësuese kanë një javë në shtëpi me COVID dhe asnjë masë për ne të tjerët shkolla që kur kemi filluar s’është dizinfektuar asnjëherë, pas 8 ditëve dje erdhi përgjigjia pozitive njërëz, jemi të gjitha të rrezikuara,”-mesazhi i mësueses.

    Mesazhi
  • 10:53

    Prej disa ditësh me koronavirus, Adriatik Llalla niset me urgjencë drejt Turqisë, përkeqësohet papritur!

    Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është nisur për në Turqi për të marrë trajtim më të specializuar pasi prej disa ditësh është prekur nga pandemia e koronavirusit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Llalla prej disa ditësh ishte infektuar dhe shtruar në një prej spitaleve COVID në vendin tonë. Por papritur gjendja e tij është përkeqësuar, kështu që familjarët kanë vendosur që ta nisin drejt Turqisë për ta trajtuar nga specialistët e fushës.

  • 10:02

    Humb betejën me COVID një mësuese në Fier, kolegët prekin me fjalët: E shtrenjta jonë Leta, edukove 40 breza! Në vitin e fundit…

    Një tjetër mësuese e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë në Fier. Mësohet se bëhet fjalë për mësuesen Violeta Liçaj, e cila punonte në shkollën 9 vjeçare “Liri Gero”. Lajmi është konfirmuar nga kolegët e saj në shkollën ku edhe dha mësim për vite me radhë, duke mos i kursyer fjalët e mira për të. Mësuese Violeta konsiderohej si një model i nënës dhe mësueses modele. 

    “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj. Sa dhimbje, sa trishtim ndjejmë të gjithë! Lamtumirë e mira,  e dhimsura, e shtrenjta jonë Leta! Ti i’u përkushtove arsimit, modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë. Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë. Modeli i gruas, i nënës, i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional. Na ke prekur të gjithëve mësues, nxënës dhe prindër. Do të na mungosh shumë e dashur… Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe! LAMTUMIRË!,”-shkruhet në postimin e bërë nga shkolla. 

  • 8:10

    Me Covid-19/ Imzot George Frendo dërgohet në Itali për mjekim të specializuar

    Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar. Në një njoftim thuhet se Frendo u nis për në Bari mbrëmjen e djeshme për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

    “Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.

Shto Koment