Aktualitet

Bilanc i frikshëm nga COVID-19, 4 viktima në 24 orët e fundit, 93 raste të reja, tek Infektivi të shtruar edhe shumë të rinj (SITUATA)

VIDEO
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Featured image of article: Bilanc i frikshëm nga COVID-19, 4 viktima në 24 orët e fundit, 93 raste të reja, tek Infektivi të shtruar edhe shumë të rinj (SITUATA) Gentiana Qirjako, ISHP

TIRANË4 viktima dhe 93 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv, ku ka shumë pacientë në moshë të re që po marrin shërbim. Viktimat janë një 68-vjeçar nga Durrësi, një pacient 65-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Elbasani dhe një 72-vjeçar nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka shkuar kështu në 89. MSH bëri me dije se situata është e rëndë edhe në Spitalin Infektiv, ku një pjesë e konsiderueshme e personave që po marrin ndihmë mjekësore janë edhe mosha të reja. Në spital aktualisht janë të shtruar 72, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e Covid19. Ne 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)
Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18

(F.g/dosja.al)

Shto Koment