Aktualitet

BILANCI/ 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Vatrat e nxehta Tirana, Durrësi e Shkodra, foshnja 1 muaj e gjysmë shtrohet tek Pediatria

VIDEO
  • Humbin jetën 3 pacientë tek Infektivi
  • Preken nga virusi 3 anëtarët e Task Forcës anti-COVID në Durrës
  • Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave ka bërë me dije se virusi po përhapet me shpejtësi dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID-19.
    Featured image of article: BILANCI/ 3 të vdekur dhe 82 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Vatrat e nxehta Tirana, Durrësi e Shkodra, foshnja 1 muaj e gjysmë shtrohet tek Pediatria Rovena Daja, ISHP

    TIRANË- 3 të vdekur dhe 82 raste të rëja, ky është bilanci i COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave ka bërë me dije se virusi po përhapet me shpejtësi dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID-19.

    Rovena Daja nga ISHP ka bërë me dije se viktimat e sotme janë një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë harta e të prekurve është zgjeruar me 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

    Lajmi i mirë është se janë shëruar dhe 43 persona, ndërkohë në Spitalin Infektiv po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë konfirmuar 2662, nga të cilët 1559 janë shëruar. Në të gjithë vendin janë 1034 raste aktive dhe kanë humbur jetën 69 persona.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë gjatë pasdites së sotme janë shënuar disa raste të reja me COVID-19. Në Tiranë një foshnje 1 muaj e gjysmë është transportuar drejt repartit të COVID në pediatrinë e QSUT. Kjo është foshnja e parë e prekur nga COVID-19 që shtrohet në spital dhe sipas Ministrisë wshtw infektuar nga e wma.

    Po ashtu gjatë orëve të pasdites janë regjistruar dy raste të reja në Kukës dhe një 60-vjeçare nga Erseka e cila banonte në Tiranë. Ndërkohë që një rast është shënuar edhe në Berat, ku një i burgosur pas kthimit në qeli ka shfaqur shenjat e pandemisë.  

    (A.B. Dosja.al)

    • 23:24

      Infektohet me COVID 60-vjeçarja nga Erseka, jeton në Tiranë! Kishte shkuar për pushime në vendlindje

      Foto ilustruese

      Harta e të prekurve me COVID është zgjeruar edhe me qytetin e Ersekës. E prekur është edhe një 60-vjeçare, e cila jeton në Tiranë por që ka shkuar me pushime në Ersekë.

      Në ditën e parë ajo ka shfaqur simptomat e COVID-19. dhe menjëherë është izoluar. Mësohet se gjendja e saj është e stabilizuar.

    • 19:09

      Dyshohet se e mori nga nëna, foshnja 1 muajshe e gjysmë preket nga COVID-19, shtrohet në spital

      Një foshnje 1 muj e gjysmë është prekur nga COVID-19. Mësohet se pas shfaqjes së simptomave, foshnja është transportuar në shërbimin infektiv në pediatrinë e QSUT.

      Ka dyshime se foshnja e ka marrë virusin nga nëna. Kësaj të fundit i është marrë tamponi dhe pritet përgjigja. Ky është rasti i parë në Shqipëri, kur një foshnje shtrohet në spital për shkak të COVID-19.

      Foto ilustruese
    • 15:50

      COVID-19 bën “namin” në Berat/ Infektohet një i burgosur, sapo ishte kthyer në Polici kur doli ‘pozitiv’. Një 45-vjeçare rëndë, u soll natën në Tiranë

      Foto ilustruese

      Dy raste të reja janë shënuar pozitive me koronavirus në Berat. Bëhet djalë për një 45-vjeçare dhe një të burgosur, i cili sapo ishte kthyer në qeli, duke e çuar në 8 numrin e të infektuarve nga në qytet. 45-vjeçarja kishte 2 ditë e shtruar në repartin e karantinës në spitalin rajonal të Beratit dhe është nisur mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë. Mësohet se ajo është ne gjendje të rëndë dhe se prej ditësh kishte shfaqur probleme me shëndetin. Ndërkohë për familjarët e 45-vjeçares ka nisur hetimi epidemologjik dhe testimit i tyre. Ndërsa i infektuari tjetër është një i burgosur në IEPV-në e Beratit, i cili kishte dalë për disa muaj për shkak të pandemisë. Por vetëm 2 ditë më parë ai ishte rikthyer në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit. Ai ka shfaqur shenja të virusit që natën e parë të rikthimit në burg dhe menjëherë i është bërë tamponi, në të cilin edhe ka rezultuar pozitiv.

    • 13:42

      Preken nga virusi 3 anëtarët e Task Forcës anti-COVID në Durrës, ditët e fundit kanë kryer kontrolle në bizneset e qytetit

      Spitali Durrës

      Tre punonjës të Task-Forcës anti-COVID në Durrës kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë ditëve të fundit punonjësit kanë bërë kontrolle mbi subjekte dhe biznese të ndryshme. Dyshohet se ata janë infektuar gjatë kontrolleve që kanë bërë në këto subjekte.

      Dy ditë më parë, Dosja.al raportoi se janë infektuar edhe 3 punonjës të ISHP-së në Durrës. Ky institucion u mbyll vetëm një dhe rifilloi punën ditën e djeshme. Ndërkohë punonjësit e infektuar janë karantinuar në banesën e tyre. Po kështu në herët, Dosja.al dha lajmin e se ka të infektuar edhe në zyrat e Kadastrës së qytetit, mes të cilëve është një sporteliste.

    • 12:04

      Koronavirusi rikthehet në Dibër pas katër muajsh heshtje, dy të infektuarit vënë në alarm spitalin e Peshkopisë

      Koronavirusi është rikthyer në Dibër, katër muaj pais në këtë zonë nuk kishte asnjë raste me Covid-19. Dosja.al mëson se dy persona, të cilët ishin të shtruar në spitalin e Peshkopisë, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Atyre u është marrë tamponi një ditë më parë bashkë me nëntë persona të tjerë. Nëntë të tjerët kanë rezultuar negativë, ndërsa dy të shtruarit në spital kanë dalë të infektuar me Covid-19. Kjo situatë ka vënë në alarm të gjithë mjekët, pjesë e personelit mjekësor në këtëspital, që kanë shërbyer gjatë gjithë kohës. NJVKSH ka nisur hetimin epidemiologjik të këtyre rasteve të reja.

    • 11:40

      Dy të tjerë të infektuar në Fier, bashkëshorti dhe nusja e djalit dalin me Covid-19, kontakte të 50-vjeçares me koronavirus

      Dy persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar në qytetin e Fierit. Mësohet se bëhet fjalë për bashkëshortin e një 50-vjeçareje që u raportua një ditë më parë, dhe nusen e djalit të gruas në fjalë. Kjo familje tashmë është totalisht e infektuar, përveç mbesës së vogël. Dyshohet se Covid-19 është marrë fillimisht nga nusja e familjes, e cila ka shoqëruar vjehrrin pranë QSUT-së, dhe më pas ia kanë transmetuar pjesës tjetër të familjes.

    • 11:32

      2 raste të reja me COVID-19 në Korçë, mes tyre punonjësi i OSHEE-së, është asimptomatik

      Spitali Korçë

      2 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Korçë. Mësohet se është infektuar një 52-vjeçare dhe një punonjës i OSHEE-së. Ky i fundit ka qënë asimptomatik dhe nuk dihet se kush e ka infektuar. Ndërkohë tamponët u janë marrë edhe familjarëve të tij.

      Aktualisht në qytetit e Korçës janë 28 persona aktivë, shumica e të cilëve janë karantinuar në banesat e tyre.

    • 10:50

      Situata epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo qytetari, të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

      Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht  po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.

      Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

      Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

      COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020): Testime totale 27671; Raste pozitive 2662; Raste të shëruara 1559; Raste Aktive 1034; Humbje jete 69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

      Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 387; Durrës 203; Shkodër 152; Vlorë 110; Fier 51; Lezhë 45; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Berat 8; Dibër 8; Gjirokastër 7.

    Shto Koment