Aktualitet

3.7 mln euro mashtrim, flet burri i Orkida Drizës: S’dija gjë, gruaja ime çonte lekët tek drejtoresha

Driza tha se edhe bashkëshortja e tij, Orkida Driza, po mbahet e arrestuar padrejtësisht, pasi është përdorur nga Imami.

TIRANË- Flet burri i njërës prej punëtoreve të arrestuara të fondit “Besa”. Ervis Driza tha se nuk ka patur dijeni për skemën e mashtrimit. Tek drejtoria e Policisë Tiranë, ku ka denoncuar drejtoreshën e Fondit “Besa”, Albana Imami, që tashmë është e arrestuar, Driza tha se edhe bashkëshortja e tij, Orkida Driza, po mbahet e arrestuar padrejtësisht, pasi është përdorur nga Imami.

“I cova letrat tek zyra. Do më shpërblenin me 300-400 mijë lekë. Gruaja ime i çonte lekët tek drejtoresha. Erdha për të drejtën time. Se kam idenë se çfarë është një kredi fiktive. Jam klient i fondit dhe paguaj çdo muaj kredinë time 5 mln lekë të vjetra.”-është shprehur njëri nga të mashtruarit, Ervis Driza, burri i Orkida Drizës.

Orkida Driza, 41 vjeçe është e akuzuar nga prokuroria si pjesë e skemës së përvetësimit të parave nga Fondacioni Besa. Ajo ishte një prej ndërmjetëseve, që “ndihmonte” pjesëtarë të komunitetit egjiptian për të marrë kredi.  Por ndërkohë, Driza u jepte vetëm 600 mijë lekë, për të pasur dokument për dhënie kredi dhe pjesën tjetër e ndante me pjesëtarët e tjerë të grupit, që ishin të instruktuar nga drejtoresha e filialit Albana Imami.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata u arrestuan një javë më parë, ndërkohë që përplasjet mes grupit nuk munguan as në Gjykatë. Drejtoresha tha se ishte e pavetëdijshme dhe në delir kur hartoi skemën për marrjen e 3.7 milionë eurove.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment