Aktualitet

3.7 mln euro mashtrim, del dëshmia e drejtoreshës: Kam qenë në delir

Sipas organit të akuzës, Imami bashkë me oficerët jepnin kredi, para të cilat i mbanin për vete. Ndërkohë që drejtoresha e arrestuar, e akuzuar si ideatorja e skemës, ka pranuar fajësinë por ka thënë se e ka bërë në një moment pavetëdije. 
Featured image of article: 3.7 mln euro mashtrim, del dëshmia e drejtoreshës: Kam qenë në delir Albana Imami, drejtoresha e arrestuar per mashtrim

TIRANË- Kanë dalë para gjykatës 7 punonjësit e arrestuar të fondacionit “Besa” të cilët akuzohen se kanë përfituar rreth 3.7 milionë euro përmes mashtrimit.

Në seancën e zhvilluar sot në Gjykatë, janë lënë në burg drejtoresha Albana Imami dhe oficerët Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas organit të akuzës, Imami bashkë me oficerët jepnin kredi, para të cilat i mbanin për vete. Ndërkohë që drejtoresha e arrestuar, e akuzuar si ideatorja e skemës, ka pranuar fajësinë por ka thënë se e ka bërë në një moment pavetëdije.

“Kam qenë e pavetëdijshme. Kur kanë ndodhur ngjarjet, unë kam qenë në delir.”-është shprehur ajo. 

Në seancë ka patur edhe debate mes saj dhe oficerëve të tjerë të arrestuar, të cilët kanë pranuar fajin por kanë thënë se e gjithë procedura është bërë me kërkesë të Imamit.

Ditën e djeshme, Policia e Shtetit, arrestoi 7 punonjës të “Besa” dhe drejtoreshën, Albana Imami.  Sipas skemës, Imami i mësonte vartësit të gjenin persona që donin kredi, dhe ata pa u paraqitur fare në zyra merrnin para. Në të vërtetë, ata merrnin vetëm 20-30 mijë lekë. Ndërkohë që në dokumentacion shënohej 1 deri në 1.5 milionë lekë.

Mbi 250 dosje aplikimi kredish janë bllokuar nga Krimi Ekonomik për t’iu nënshtruar hetimit, ndërsa operacioni vazhdon për arrestimin e Dritan Kalthit.

Pas mashtrimit me 2 milionë euro, Imami ka krijuar edhe një borxh tjetër prej 1.7 mln euro për të shlyer dëmin, duke e çuar bilancin e skemës së mashtrimit, me 3.7 milionë euro.

Klientët e grupit, janë banorë të zonës së Shkozës, dhe burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se ata iu përkasin kategorive sociale me probleme ekonomike.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “3.7 mln euro mashtrim, del dëshmia e drejtoreshës: Kam qenë në delir

  1. Po shprehem ky "FONDACION " ku me posht do te nenkuptohet me BAND e ka pesuar keshtu ,sepse keshtu e ka pas dhe e ka filozofin e VJEDHJES DHE TE GRABIDTJES ,NGA BOSSI,KOKA , deri ne palc te atyre qe e kane futur ne rrethin e tyre vicioz,per te marr kredi per hall dhe per te dal nga fatkeqesia dhe len BREKET "SHTEPIN E CKAN ATY " Duhet hetuar BOSSI ,KOKA ,keta jane hardhucat e buberrecet e BANDES. …….kam plote per te thene per ta ,por nuk po humbi kohen me keto plehera ,por,por ZOTI I PAFTE KETA E FEMIJET E TYRE E KUSH I KA NDYRE DUART KETU…….PIKE

  2. …….mendoj qe eshte vetem fillimi. Kjo BANDE i ka zhvatur ,grabitur e plackitur SHQIPTARET . Ishalla ka filluar dita e gjykimit. Nuk jane gje keta ,duhet hetuar KOKA dhe pas kokes BOSSI ,qe dihet kush eshte …….Kam besim qe gjithe zollumi qe eshte bere do pellcas . Te punoni sic punoj kjo BAND ,fate te till do kete . Punonje koketulla, bashkfshatare , "Kristala" ..kurveri….etj ..etj ..kete fund do te kishte.

Shto Koment