Aktualitet

2 viktima dhe 155 të infektuar brenda 24 orëve/ Shkon në 232 numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i të shtruarve në spitale

VIDEO
  • Panik në burgun e Peqinit, 10 punonjës, mes tyre edhe shefi i regjimit të Brendshëm infektohen me Covid-19
  • Ministrja e Financave Anila Denaj i nënshtrohet testit për Covid-19, del përgjigjia!
  • Dy qytetare, një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, duke humbur jetën.

    SHQIPËRI– 232 viktima, 3551 të infektuar aktivë dhe 3871 pacientë të shëruar nga Covid-19, ky është bilanci i koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Dr. Flutura Beqo, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se dy persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave në 232 në total.

    Dy qytetare, një 61-vjeçare dhe një 69-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19, duke humbur jetën.

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, një numër më i ulët në krahasim me ditët e mëparshme, që ka qenë mbi 100. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuara dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

    Përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse. Në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3871, që nga fillimi i epidemisë.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton qytetarët dhe bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit. E vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e SARS COV 2 është të zbatojmë masat e higjenës, distancimit fizik, mbajtjen e maskave dhe barrierave mbrojtëse dhe shmangien e grumbullimeve të cdo lloji. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

    Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

    COVID-19 – Statistika (18 Gusht 2020)

    Testime totale 51860

    Raste pozitive 7654

    Raste të shëruara 3871

    Raste Aktive 3551

    Humbje jete 232 (Qarku Tiranë 115, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Tiranë 1862

    Durrës 461

    Shkodër 291

    Fier 159

    Lezhë 150

    Korçë 141

    Vlorë 134

    Kukës 113

    Elbasan 105

    Berat 58

    Gjirokastër 42

    Dibër 35

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment