Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon shifat: 14 viktima dhe 565 raste të reja me Covid-19 regjistohen me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 14  persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 669. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.084 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 565 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Featured image of article: Ministria e Shëndetësisë publikon shifat: 14 viktima dhe 565 raste të reja me Covid-19 regjistohen me Covid-19 në 24 orët e fundit Të dhënat për Covid -19

SHQIPËRI–  699 viktima,  32.761 të infektuar aktivë dhe 15.842  të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 14  persona të tjerë, kanë humbur jetën nga Covid-19 duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 669. 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç,  nuk kanë mundur dot që t’i mbijetojnë virusit Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.084 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 565 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë, 22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 12 në terapi intensive, 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit të shëruar rezultojnë 373 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 15.842 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, se duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

COVID-19 – Statistika (22 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                         565

Të shëruar ne 24 orë                     373

Të shtruar në spitale                     449

Humbje jete në 24 orë                  14

Testime ditore                                2.084

Testime totale                             172.848

Raste pozitive                            32.761

Raste të shëruara                   15.842

Raste Aktive                             16.220

Humbje jete                               699

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  8331

Durrës 1164

Elbasan 813

Fier 1223

Korçë 870

Vlorë  801

Shkodër 888

Lezhë 699

Berat 499

Kukës 323

Dibër 133

Gjirokaster 476

(A.k.dosja.al)

Shto Koment