Aktualitet

182 viktima dhe 2589 aktivë me Covid-19/ Covid-19 merr gjashtë jetë në 24 orët e fundit, 6 të tjerë janë intubuar

VIDEO
Një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, një 82-vjeçare nga Shijaku, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64-vjeçar nga Shkodra dhe, një 69-vjeçar nga Elbasani, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë.
Featured image of article: 182 viktima dhe 2589 aktivë me Covid-19/ Covid-19 merr gjashtë jetë në 24 orët e fundit, 6 të tjerë janë intubuar Eugena Tomini, ISHP
Përditësuar:

SHQIPËRI- 182 viktima dhe 5889 të infektuar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të dhënave të përditshme, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë të tjerë, të infektuar me Covid-19.

Një 58-vjeçar nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kruja, një 82-vjeçare nga Shijaku, një 63-vjeçar nga Kukësi, një 64-vjeçar nga Shkodra dhe, një 69-vjeçar nga Elbasani, nuk e kanë fituar dot betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, sipas raportimit nga Tomini, janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19. Rastet e reja e kanë çuar në 5889 numrin total të të infektuarve, ndërkohë që aktivë janë 2589 pacientë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 69 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123 në total. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 21 paciente janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, vijojnë të marrin trajtim pacientë të dyshuar nga ana imazhetike si te prekur nga covid19, të cilët po trajtohen sipas protokolleve nga ekipet tona mjekësore në dy spitalet.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët dhe i lajmëron, se në rast se dyshojnë se janë të prekur nga Covid-19 dhe kanë shenja të sëmundjes, të telefonojnë menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 për të kërkuar ndihmën mjekësore. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes apo për informacione të tjera rreth infeksionit të koronavirusit.

Në fund të këtij komunikimi një thirrje për të gjithë qytetarët: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj ceremonie që shkakton rrezik për shëndetin dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit duke rrezikuar shëndetin tuaj, të prindërve dhe të afërmve tuaj.

Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; epidemiologët në terren po vijojnë punën për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Mjekët e familjes në të gjithë vendin monitorojnë në vijimësi personat e prekur nga Covid19 që janë të izoluar në shtëpi dhe rastet e dyshuara. Në të dy spitalet që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2 po punohet pa reshtur në shërbim të çdo pacienti, më përkushtim e profesionalizëm.

Që ky përkushtim i ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e vendosura; të mbani maskën detyrimisht në të gjitha ambientet e mbyllura, të ruani higjenën personale dhe distancimin fizik. për mbrojtjen nga infeksioni dhe për kufizimin e përhapjes së tij.

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)
Testime totale 43764
Raste pozitive 5889
Raste të shëruara 3123
Raste Aktive 2589
Humbje jete 182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1451
Durrës 302
Shkodër 230
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 86
Korçë 82
Kukës 80
Elbasan 55
Berat 43
Dibër 32
Gjirokastër 26

(f.m/dosja.al)

Shto Koment