Politike

13 vende anëtare kërkesë Bashkimit Europian: Hapni negociatat për Shqipërinë

EUROACTIV raporton se 13 vendet firmëtarë janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.
Featured image of article: 13 vende anëtare kërkesë Bashkimit Europian: Hapni negociatat për Shqipërinë Angela Merkel, Macron dhe ish-kryeministri Austriak Sebastian Kurtz

13 vende të Bashkimit Europian kanë ndërmarrë një nismë për hapjen e negiciatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo kërkesë do t’i drejtohet 28 vendeve të BE, dhe kërkesa do të jetë edhe një formë presioni për BE dhe për zgjerimin.

EUROACTIV raporton se 13 vendet firmëtarë janë: Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.

“Ideja është të nisë një thirrje për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, -është shprehur anonim një diplomat për Euroactiv.

“Kjo është gjithashtu një formë presioni, që do të thotë të themi se dilema e parë nëse kemi nevojë për thellimin e BE dhe zgjerimin më vonë është artificiale dhe e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk shkojnë së bashku, BE së shpejti do të përballet me Ballkanin Perëndimor përsëri, por fatkeqësisht në një mënyrë më kërkuese dhe të dhimbshme për të dyja palët”-tha diplomati.

Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment