Aktualitet

E gjithë Tirana në errësirë, ikin dritat në kryeqytet, rrebeshi i shiut nuk ndalon (VIDEO)

  • Tirana në errësirë/ OSHEE: Shkak, defekti në nënstacionin në Kashar dhe Selitë
  • Mungesa e dritës dhe shiu i dendur mund të jetë një nga shkaqet kryesore për bllokimin e rrugëve dhe për aksidente rrugore.
    Përditësuar:

    TIRANË- E gjithë Tirana ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al vendi është në errësirë totale dhe nuk shihet asnjë dritë në qytet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Si të mos mjaftonte kjo, reshjet e shiut nuk ndalojnë dhe sa vijnë e bëhen më të dendura. Mungesa e dritës dhe shiu i dendur mund të jetë një nga shkaqet kryesore për bllokimin e rrugëve dhe për aksidente rrugore. Ndërkohë, OSHEE njoftoi se qytetarët se shkëputja e energjisë, erdhi si pasojë e defektit në nënstacionet në Kashar dhe Selitë.

    (f.m/ dosja.al)

    Shto Koment