Aktualitet

388 viktima në total/ Vetëm një pacient humbi jetën gjatë 24 orëve të fundit, rekord të shëruarish, 157 persona rezultuan të prekur me Covid-19

VIDEO
Një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 288.
Featured image of article: 388 viktima në total/ Vetëm një pacient humbi jetën gjatë 24 orëve të fundit, rekord të shëruarish, 157 persona rezultuan të prekur me Covid-19 Genta Qirjako

TIRANË– 388 viktima, 5341 të infektuar aktivë dhe 8077 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve ka ndërruar jetë vetëm një person i infektuar me Covid-19, duke shënuar një ulje në viktima. Një 66-vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese nuk ia ka dalë dot mbanë që t’i mbijetojë koronavirusit, duke bërë që numri i viktimave në Shqipëri të shkojë në 288.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer mbi 1 mijë testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 157 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në: 75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 203 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët vetëm 6 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Sipas saj Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subjekt. Task-Forca e inspektimit të protokolleve anti-Covid, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake do të inspektojnë zbatimin e protokolleve duke ndërmarrë masat sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Një kujtesë për qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes. Në rast dyshimi se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe të telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)
Testime totale 89053
Raste pozitive 13806

Raste të shëruara 8077
Raste Aktive 5341
Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2631
Durrës 582
Shkodër 391
Elbasan 299
Lezhë 291
Korçë 251
Fier 247
Vlorë 194
Kukës 149
Berat 116
Dibër 111
Gjirokastër 79

(f.m/dosja.al)

Shto Koment