Sport

Lajm fantastik nga Spanja, merret vendimi përfundimtar për datën e rikthimit të futbollit

Lajmi u postua nga Pedro Fullana, i cili shpjegon se ndeshjet do të luhen në ditë të ndryshme, deri në javët e fundit, kur të gjitha takimet zhvillohen në një ditë dhe në një orar
Featured image of article: Lajm fantastik nga Spanja, merret vendimi përfundimtar për datën e rikthimit të futbollit Foto ilustruese

Lajm i mirë nga Spanja! La Liga do të vijojë më 11 qershor, pas shkëputjes më shumë se dy muaj për shkak të koronavirusit. Edhe pse jo zyrtare për momentin, autoritetet kanë dhënë dritën jeshile që gjithçka të vijojë normalisht, por pa tifozë.

Fillimisht pritej data 8 qershor, por sot në mbledhjen e fundit presidenti Javier Tebas ka konfirmuar të enjten e 11 qershorit. Ndeshja e parë pritet të jetë Sevilla-Betis, derbi i ndezur, ndërsa kampionati pritet ë përfundojë më 19 korrik.

Lajmi u postua nga Pedro Fullana, i cili shpjegon se ndeshjet do të luhen në ditë të ndryshme, deri në javët e fundit, kur të gjitha takimet zhvillohen në një ditë dhe në një orar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Faza play-off për skuadrat që tentojnë të ngjiten në La Liga do të zhvillohet deri më 2 gusht.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment