Sport

Lajm fantastik nga Serie A! Vendoset zyrtarisht kur rikthehen skuadrat në stërvitje

Kampionati italian nuk mund të mbyllet. Më në fund një lajm i mirë!
Featured image of article: Lajm fantastik nga Serie A! Vendoset zyrtarisht kur rikthehen skuadrat në stërvitje Cristiano Ronaldo

Lajme të mira nga Italia për futbollin. Italia më 4 maj do të dalë nga karantina dhe të gjitha skuadrat mund të stërviten. Fillimisht lojtarët do të nisin stërvitje individuale dhe me kalimin e ditëve do të ketë ndryshime.

Stërvitja në grup do të nisë më 18 maj. Nuk do shumë mend për të kuptuar se plani i Italisë është vijimi i sezonit futbollistik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas të gjitha gjasave, Serie A do të rikthehet më 2 qershor me një kalendar shumë të ngjeshur ndeshjesh. Edhe pse jo të gjitha skuadrat kanë qenë dakord, në fund shumica ka vendosur për të luajtur me stadiumet bosh.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment