Bota

Lajçak kundër idesë së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Qëndrimi nxiti kritika në Kosovë por edhe të deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët më 7 maj i kërkuan llogari në një debat komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit.
Featured image of article: Lajçak kundër idesë së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është kundër ideve për shkëmbim territoresh ndërmjet dy vendeve, sepse ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.

Zoti Lajçak shkroi në rrjetin social twitter duke ju referuar një bashkëbisedimi të tij më agjencinë APA se “bisedimet që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën“, shkroi zoti Lajçak.

Qëndrimi nxiti kritika në Kosovë por edhe të deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët më 7 maj i kërkuan llogari në një debat komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit.

Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë që nga fillimi. Thelbësore është që të dyja vendet të pajtohen për një zgjidhje që është e pranueshme për to dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për asnjë vendet tjera në rajon. Kur të arrijmë atje, mund të shohim për elementet tjera. Në këtë kuadër, shkëmbimi i territoreve nuk është një çështje apo është një çështje e dorës së dytë. E domosdoshme është që palët të jenë në tryezën e bisedimeve dhe të angazhohen mirëfilli për një zgjidhje”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Debatet nëse ka një kuadër për një marrëveshje Kosovë – Serbi që do të përfshinte prekjen e kufijve u ringjallën bashkë më krizën politike në Kosovë, e cila mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Zoti Kurti është shprehur i bindur se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh dhe se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

(Marrë nga VOA)

Shto Koment