Aktualitet

‘Hamzau ishte i biri i Skënderbeut’/ Aktori Laert Vasili lëshon gafën për heroin kombëtar: Më fal! Ishte nipi…

VIDEO
Aktori i njohur Laert Vasili tha se Hamza Kastrioti ishte i biri i Skënderbeut, kur në të vërtetë ka qënë nipi i tij.
Featured image of article: ‘Hamzau ishte i biri i Skënderbeut’/ Aktori Laert Vasili lëshon gafën për heroin kombëtar: Më fal! Ishte nipi… Laert Vasili

TIRANË– Aktori i njohur Laert Vasili ka bërë një gafë lidhur me heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Vasili po fliste për foton e presidentit Ilir Meta me Xhevdet Troplinit, duke përfshirë edhe veten e tij. Teksa fliste, aktori tha se Hamza Kastrioti ishte i biri i Skënderbeut, kur në të vërtetë ka qënë nipi i tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Përmendet Laerti është nipi i filanit, po ç’dmth kjo? Edhe Hamzau ishte i biri i Gjergj Kastriotit. Më fal, nipi, nipi. Po kjo nuk do të thotë se trashëgonte trimërinë dhe atdhedashurinë e tij,”-tha ndër të tjera Vasili.

Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut. Kur e humbi shpresën se mund t’i zinte vendin xhaxhait në krye të Arbërisë, ai kaloi në anën e sulltanit turk. Hamzai udhëhoqi trupat osmane kundër Skënderbeut më 1457, duke ndikuar që osmanët të fitonin kundër ushtrisë shqiptare.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment