Sport

Lacio madhështore në “Olimpico”, shkatërron Juventusin me rezultatin 3 me 1 (VD)

Në minutën shtesë të pjesës të parë, Luis Alberto dha një harkim fantastik në zonë, dhe me kokë Luiz Felipe çoi ekipet në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.
Featured image of article: Lacio madhështore në “Olimpico”, shkatërron Juventusin me rezultatin 3 me 1 (VD) Lojtaret e Lacios duke festuar

ITALI– Lacio ka arritur sot në rrëmbejë një fitore kundër kampionëve të Juventus. Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen duke arritur që të shënonte e para, por kryeqytetasit përmbysën gjithçka dhe në fund dolën me 3 pikë.

Cristiano Ronaldo arriti që të shënonte në minutën e 250të duke mposhtur portierin shqiptar, Thoma Strakosha dhe u duk se Juve ishte superiore. Por Lacio nuk u dorëzua dhe pjesën e parë arriti që ta mbyllte në barazim.

Në minutën shtesë të pjesës të parë, Luis Alberto dha një harkim fantastik në zonë, dhe me kokë Luiz Felipe çoi ekipet në dhomat e zhveshjeve në barazim 1-1.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesa e dytë foli për kryeqytetasit, pasi Kuadrado shkaktoi faull në minutën e 69-të, dhe arbitri pas konsultimit me VAR-in nxori kartonin e kuq.

Pas këtij episodi, Milinkoviç-Saviç, arriti që të dyfishonte shifrat dhe pas shumë rasteve të tjera, në minutën e fundit të lojës Kaisedo shënoi dh golin e trete.

Me këtë fitore Lacio mban vendin e tretë dhe shkon në 33 pikë, duke iu afruar bardhezinjve me vetëm 3 pikë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment