Aktualitet

Atentati në Kurbin/ U plagos mbrëmë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari Paulin Gjergji. Viktima e dytë pas biznesmenit

53-vjeçari Gjergji është viktima e dytë pas biznesmenit 37-vjeçar, Bujar Lika Sinani, i cili ndërroi jetë në vend për shkak të plumbave të marrë.
Featured image of article: Atentati në Kurbin/ U plagos mbrëmë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari Paulin Gjergji. Viktima e dytë pas biznesmenit Pamje nga vendi i ngjarjes

LAÇ- Ndërron jetë në spital Paulin Gjergji, 53-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që  ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

53-vjeçari Gjergji është viktima e dytë pas biznesmenit 37-vjeçar, Bujar Lika Sinani, i cili ndërroi jetë në vend për shkak të plumbave të marrë. Ndërkohë që në spitalin e Traumës, ëshët duke luftuar me vdekjen, i plagosuri i tretë nga atentati, dhe dëshmitari i vetëm i ngjarjes, 21-vjeçari i identifikuar si Kreshnik Tusha.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit, dhe deri më tani ka shoqëruar të paktën 30 persona në Komisariat për t’i marrë në pyetje. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe tronditi gjithë Kurbinin. Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, krimi ndodhi rreth orës 22:17. Ende nuk ka detaje lidhur me pistat e hetimit, dhe me arsyet se cili ka qënë shkaku i atentatit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment