Bota

Laboratori i Universitetit të Oksfordit: Në vjeshtë do të jenë gati 400 milion doza të një vaksine të mundshme kundër Covid-19

Laboratori i Universitetit të Oksfordit ka njoftuar se deri në muaji shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës.
Featured image of article: Laboratori i Universitetit të Oksfordit: Në vjeshtë do të jenë gati 400 milion doza të një vaksine të mundshme kundër Covid-19 Foto ilustruese

BRITANI E MADHE– Në një kohë që dhjetëra grupe ekspertësh dhe shkencëtarësh po punojnë për krijimin e një vaksine  kundër Covid-19, Laboratori i Universitetit të Oksfordit ka njoftuar se deri në muaji shtator do të ketë gati 400 milionë doza të vaksinës kundër virusit vdekjeprurës.

Në njoftim thuhet se Laboratori ka kapacitet  prodhues nga viti 2020- 2021 deri në 1 miliard doza dhe se ka përfunduar marrëveshjet e para për prodhimin e të paktën 400 milion doza të vaksinës së mundshme anti-Covid që po testohet në Oksford.

Ndërkohë para se të  bliheshin 30 milion doza nga qeveria britanike, kompania ka njoftuar gjithashtu se po punon në marrëveshje të tjera paralele me qeveritë e vendeve europiane për të siguruar një furnizim të gjerë dhe të barabartë të vaksinës në botë, me një model të njohur si jofitimprurëse , gjatë pandemisë Covid-19.

Mësohet që për të prodhuar vaksinën shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përdorur teknologji tashmë të testuar edhe më parë me sukses në koronaviruse të tjerë, duke synuar prodhimin e antitrupave dhe rritjen e imunitetit në të gjithë botën duke filluar nga muaji shtator.

Kujtojmë se ditët e fundit, miliarderi Bill Gates deklaroi gatishmërinë e tij për të marrë përsipër një pjesë të kostove të prodhimit të vaksinës kundër Sars-CoV2 që Universiteti i Oksfordit po teston te njerëzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Universiteti i Oksfordit i nisi testet e para në njerëz për krijimin e një vaksine për koronavirus më datën 24 prill dhe kjo e bën atë të parin qytet në Evropë që nis nga puna për krijimin e një vaksine të studiuar në njerëz.

Deri më tani në rang global janë 5,090,977 të infektuar, 329,761 viktima dhe 1,9 milionë të shëruar, që prej fillimit të shpërthimit. Por Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit.

Burimi: Latimes

A.C/Dosja.al

Shto Koment