Politike

La zyrtarisht detyrën si Ministre, Besa Shahini tregon këshilltarin e saj më të mirë në Qeveri

Në një takim te zhvilluar sot para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, Shahini, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.
Featured image of article: La zyrtarisht detyrën si Ministre, Besa Shahini tregon këshilltarin e saj më të mirë në Qeveri Besa Shahini
Përditësuar:

TIRANE– Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dorëzuar ditën e sotme detyrën e saj që mbante në qeverinë Shqiptare. Në një takim te zhvilluar sot para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, Shahini, i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh”- ka thënë ajo.

Mesazhi i Besa Shahinit

Sot, para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”, dorëzova zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit.

Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment