Aktualitet

La në burg Redjan Rrajën dhe gjykon Arbër Çekajn/ Kalon me sukses Vettingun gjyqtarja Daniela Shirka

Daniela Shirka është gjyqtarja e cila kaloi sot me sukses Vettingun.
Featured image of article: La në burg Redjan Rrajën dhe gjykon Arbër Çekajn/ Kalon me sukses Vettingun gjyqtarja Daniela Shirka

Tiranë- Me sukses ka kaluar Vettingun ditën e sotme gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Daniela Shirka. Ajo u konfirmua në detyrë gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, u konfirmua në detyrë nga trupi gjykues i përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia relator, Genta Tafa (Bungo).

Daniela Shirka së fundmi ka qenë edhe në qendër të vëmendjes së medieve, pasi ka në gjykim dosjet e nxehta. Ajo është  kryesuesja e së trupit gjykues për çështjen e Arbër Çekajt, për kokainëne  Maminasit.

Po kështu dy ditë më parë ajo dha edhe vendimin “arrest me burg”, për Redjan Rrajën, i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndojës.

Karriera e gjyqtares:

Daniela Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment