BotaShowbiz

Meghan Markle, nënshkruan kontratën me “Disney”, i rikthehet pasionit të vjetër por dhuron të gjitha fitimet për kafshët

Mediat e huaja kanë bërë me dije se ajo ka nënshkruar një kontratë me “Disney” për të sjellë projekte të reja, por që në fakt dukesha s’do të kenë asnjë përfitimnga këtë projekte.
Featured image of article: Meghan Markle, nënshkruan kontratën me “Disney”, i rikthehet pasionit të vjetër por dhuron të gjitha fitimet për kafshët meghan markle
Përditësuar:

KANADA-Pasi hoqi dorë nga statusi mbretëror Dukesha e Sussex, Meghan Markle, mesa duket i është rikthyer pasionit të saj të vjetër.

 Mediat e huaja, kanë bërë me dije se ajo ka nënshkruar një kontratë me “Disney” për të sjellë projekte të reja, por që në fakt dukesha s’do të ketë asnjë përfitim nga këtë projekte. Meghan ka dubluar projektin e parë për elefantët, fitimet e të cilit do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa “Disney” ka publikuar trailerin e projektit të ri, duke treguar për shikuesit se dokumentari është dubluar nga Dukesha e Sussex, të cilën tashmë e cilësojnë si “Dukesha e Disney-t”.

Momentalisht, Meghan dhe Harry ndodhen në Kanada, ku kanë filluar edhe një jetë të re. Sigurisht që edhe ata janë të izoluar së bashku me djalin e tyre, Archie Harrison, për shkak të emergjencës së koronavirusit në mbarë botën.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment