Politike

La Kukësin për Tiranën, Flamur Noka: Ndjej keqardhje se atje mora 3 mandate, por kontributi im duhet në kryeqytet

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka sqaruar se rrethanat e PD e kanë "detyruar" që të zhvendoset në Tiranë, aty ku sipas tij ka më shumë nevojë për kontribut.
Featured image of article: La Kukësin për Tiranën, Flamur Noka: Ndjej keqardhje se atje mora 3 mandate, por kontributi im duhet në kryeqytet Flamur Noka

TIRANË– Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u pyet përse nuk kishte marrë pjesë në garën e qarkut Kukës, ku edhe ka fituar 3 mandate. Ish-ministri Noka ka sqaruar se rrethanat e PD e kanë “detyruar” që të zhvendoset në Tiranë, aty ku sipas tij ka më shumë nevojë për kontribut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim. Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë. Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh. U zgjodha për 3 mandate. U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut. Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë. Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate. Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama. Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë,”- tha Noka.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment