Bota

Kyriakos Mitsotakis flet për planin e menaxhimit të pandemisë: Të hapemi gradualisht drejt festës së Krishtlindjeve

Kyriakos Mitsotakis në video konferencën e liderëve të Bashkimit Europian lidhur me masat ndaj pandemisë, ka thënë se çdo hapje e ekonomive evropiane duhet të bëhet me kujdes dhe gradualisht.
Featured image of article: Kyriakos Mitsotakis flet për planin e menaxhimit të pandemisë: Të hapemi gradualisht drejt festës së Krishtlindjeve

GREQI-Kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis në video konferencën e liderëve të Bashkimit Europian lidhur me masat ndaj pandemisë, ka thënë se çdo hapje e ekonomive evropiane duhet të bëhet me kujdes dhe gradualisht.

Çdo hapje e ekonomive europiane në funksion të festave të Krishtlindjeve duhet të bëhet gradualisht dhe me shumë kujdes,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka thënë se masat për të mbështetur ekonomitë europiane janë të domosdoshme në tremujorin e parë të vitit 2021. Sakaq ai ka theksuar nevojën për të arritur një koordinim sa më të mirë të mundshëm midis shteteve të BE në këtë valë të dytë të pandemisë, duke vënë në dukje se Greqia, si vendet e tjera, po përballet me një situatë gjithnjë në ndryshim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 85,261 raste të reja infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,347 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment