Politike

“Ky vit është historik”/ Lleshaj: OFL ka çuar para drejtësisë mbi 1,500 pasuri, pjesa dërmuese është konfirmuar 

Lleshaj ka thënë se ky vit ka qenë histroik, sakaq ka shtuar se pjesë më e madhe e pasurisë janë konfirmuar. Po ashtu ai ka shtuar se deri më tani janë sekuestruar mbi 1 mijë pasuri. 
Featured image of article: “Ky vit është historik”/ Lleshaj: OFL ka çuar para drejtësisë mbi 1,500 pasuri, pjesa dërmuese është konfirmuar  Sander Lleshaj

TIRANË–  Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka thënë se vetëm brenda vitit 2020, OFL ka çuar para drejtësisë mbi 1,500 pasuri. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai ka thënë se ky vit ka qenë histroik, sakaq ka shtuar se pjesë më e madhe e pasurisë janë konfirmuar. Po ashtu ai ka shtuar se deri më tani janë sekuestruar mbi 1 mijë pasuri.

Pjesë nga Biseda:

Lleshaj: Krimi është reduktuar për shkak të masave të marra. Ne kemi adaptuar një qasje kundër aseteve kriminale. Ky vit është historik. OFL ka çuar para drejtësisë mbi 1,500 pasuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fevziu: Sa prej tyre janë konfirmuar nga drejtësia

Lleshi: Janë konfirmuar masivisht. Lutsa kundër aseteve është instrumenti bazë. Pjesa e tyre dërmuse janë konfirmohen . Vendimet e konfiskimit vijnë pas konfirmimit. 1,503 pasuri të sekuestruara. Legalizimi i kanabisit nuk ka të bëjë me krimin.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment