Sport

Ky Milan nuk e bind, kjo do jetë skuadra e re e sulmuesit Ibrahimovic

Shtatlarti nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij edicioni futbollistik. Ai pritet të kalojë te Hammarby
Featured image of article: Ky Milan nuk e bind, kjo do jetë skuadra e re e sulmuesit Ibrahimovic Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni. Sulmuesi suedez ka gjetur dhe destinacionin e tij të ri sipas asaj që bën me dije Sky Sport Italia.

Shtatlarti nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij edicioni futbollistik. Ai pritet të kalojë te Hammarby dhe të firmosë me klubin suedez menjëherë pas datës 31 gusht kur do ta mbyllë me “Djallin”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ibrahimovic do t’i bashkohet skuadrës që vetë ka në pronësi. Ai u stërvit aty gjatë periudhës së karantinës nga COVID-19. 38-vjeçari ka shënuar 4 gola në 11 ndeshje të luajtura që prej kohës që u rikthye në Itali.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment